Rreth nesh Home / Rreth nesh

Rreth nesh

Ushtrimi i veprimtarisë tregtare dhe shitja me pakicë të hidrokarbureve në mbarë vendin me standardet më të larta, e ka bërë shoqërinë tonë lider në tregun e brendshëm me mijëra klientë që zgjedhin cilësinë që ofron Gega Oil

Gega Oil Group Sh.a dhe Gega Center GKG Sh.p.k shitës me pakicë, është kompania jonë e cila ka mbi 87 pika karburanti në të gjithë Shqipërinë, ato janë privatë, të pavarura, të krijuara në përputhje me legjislacionin dhe ligjet shqiptare.

Me seli në Tiranë, Shqipëri, ne kemi krijuar një bazë strategjike për marketingun e produkteve në rajon.

Bazuar në FOB dhe kushtet CIF, ne blejmë dhe depozitojmë produkte të naftës dhe benzinës​.

Ne tregtojmë dhe punojmë direkt me rafineritë, për të siguruar furnizim të vazhdueshëm dhe masë ekonomike. Furnizohemi  100% nga importi nga rafineri të huaja. Politika e fortë që kemi zgjedhur, i ka sjellë kompanisë tonë një çmim të qëndrueshëm dhe cilësi produkteve që tregtojmë.

Sasitë e tregtuara tregojnë qartësisht zhvillimin e arritur, kështu duke kthyer shikimin pas, ja të dhënat e shitjeve:

Viti 2008 – 11 000  Ton Naftë 10 ppm dhe Benzinë 95+ Oktan
Viti 2009 – 24 500  Ton Naftë 10 ppm dhe Benzinë 95+ Oktan
Viti 2010 – 61 300  Ton Naftë 10 ppm dhe Benzinë 95+ Oktan
Viti 2011 – 82 100  Ton Naftë 10 ppm dhe Benzinë 95+ Oktan
Viti 2012 – 64 100  Ton Naftë 10 ppm dhe Benzinë 95+ Oktan
Viti 2013 – 70 000  Ton Naftë 10 ppm dhe Benzinë 95+ Oktan
Viti 2014 – 116 000  Ton Naftë 10 ppm dhe Benzinë 95+ Oktan
Viti 2015 – 160 000  Ton Naftë 10 ppm dhe Benzinë 95+ Oktan
Viti 2016 – 180 000  Ton Naftë 10 ppm dhe Benzinë 95+ Oktan
Viti 2017 – 200 000  Ton Naftë 10 ppm dhe Benzinë 95+ Oktan
Viti 2018 – 217 000  Ton Naftë 10 ppm dhe Benzinë 95+ Oktan
Viti 2019 – 260 000  Ton Naftë 10 ppm dhe Benzinë 95+ Oktan
Viti 2020 – 297 000  Ton Naftë 10 ppm dhe Benzinë 95+ Oktan
Viti 2021 – 351 000  Ton Naftë 10 ppm dhe Benzinë 95+ Oktan
Viti 2022 – 338 000  Ton Naftë 10 ppm dhe Benzinë 95+ Oktan

Vendodhjet ku ushtrojmë veprimtarinë e furnizimit me shumicë janë në Parkun Energjitik të Porto Romano, Durrës, Vrrinë-Durrës, dhe Beltojë-Shkodër.

Aktualisht eksportojmë 38% në Kosovë, 17% në Mal të Zi dhe 13% në Maqedoni.

Terminali ynë i depozitave të produkteve të naftës dhe benzinës është i vendosur në Parkun Energjitik në Porto Romano, Durrës dhe ka një kapacitet prej 139’000 m3, duke thjeshtëzuar shpërndarjen lokale dhe rajonale. Terminali ka një sistem të dedikuar dhe personel të specializuar në menaxhimin e produkteve me siguri të lartë, duke bërë të mundur ruajtjen dhe shpërndarjen sipas kërkesës.

Shoqëria jonë ka mesatarisht 45 përqind të tregut të brendshëm në fushën e hidrokarbureve në të gjithë Shqipërinë.

Cilësia e produkteve, sasia e saktë e kërkuar dhe shërbimi i kualifikuar kanë bërë që kërkesa e klientëve të rritet duke çuar shoqërinë tonë të shtrihet në të gjithë Shqipërinë me stacione karburanti ku ofrohet shërbimi i shitjes me pakicë të naftës, benzinës, gazit ( GLN ) dhe vajrave lubrifikant, si dhe ambiente sociale si Bar-Restorant e kënde lojrash për fëmijë.