1. Pranimi i kushteve
Duke hyrë dhe përdorur këtë faqe interneti, si dhe duke përfituar shërbimet e GEGA OIL, ju pranoni këto Terma & Kushte. Nëse nuk pajtoheni, ju lutemi mos e përdorni faqen.
2. Aktiviteti i kompanisë
GEGA OIL operon në fushën e importit, tregtimit dhe shpërndarjes së produkteve të naftës dhe hidrokarbureve, në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe rregulloret ndërkombëtare të aplikueshme.
3. Përdorimi i faqes
Informacioni në këtë faqe ka karakter informues dhe nuk përbën ofertë për kontraktim.
Ndalohet përdorimi i përmbajtjes për qëllime të paligjshme apo konkurrencë të pandershme.
4. Marrëveshjet komerciale
Çdo kontratë për furnizim me produkte hidrokarbure realizohet vetëm përmes marrëveshjeve të shkruara mes palëve.
Çmimet, kushtet e furnizimit dhe afatet e dorëzimit përcaktohen rast pas rasti dhe mund të ndryshojnë pa njoftim paraprak.
5. Kufizimi i përgjegjësisë
GEGA OIL nuk mban përgjegjësi për dëme indirekte, humbje fitimi ose vonesa të shkaktuara nga faktorë jashtë kontrollit tonë (forcë madhore).
Kompania garanton cilësinë e produkteve sipas standardeve ligjore dhe certifikatave përkatëse.
6. Pronësia intelektuale
Të gjitha logot, materialet, tekstet dhe imazhet në këtë faqe janë pronë e GEGA OIL dhe nuk mund të kopjohen ose përdoren pa autorizim me shkrim.
7. Ndryshimet
GEGA OIL ka të drejtë të ndryshojë në çdo kohë këto Terma & Kushte. Versioni i përditësuar publikohet në këtë faqe.
8. Juridiksioni Ligjor
Çdo mosmarrëveshje i nënshtrohet ligjeve të Republikës së Shqipërisë dhe zgjidhet në gjykatat përkatëse.
9. Kontakt
GEGA OIL – Zyrat Qëndrore
Rruga “Ali Demi”,
Karburanti GEGA OIL, kati 2,
Tiranë, Shqipëri.