Vende Pune Home / Vende Pune

Vende Pune

Karriera në Gega OIL
Gega Oil është një lider në industri dhe si e tillë, ne po përpiqemi të ndërtojmë ekipet më të mira të profesionistëve. Qofshin studentë, inxhinierë me eksperiencë apo ekspertë në fushën e financave, ne jemi vazhdimisht duke ofruar mundësi të pakrahasueshme që nuk do të donit t’i humbisni.
Korporatë e madhe. Shumë njerëz.
Kompania jonë ka një numër mjaft të madh të punonjësish në të gjithë vendin. Ju do të keni mundësi të takoheni me disa prej profesionistëve më të mirë në terren, të shkëmbeni eksperizë dhe të njiheni me kulturën e tyre.
Ne ju mbështesim!
Ndërtimi i një karriere është një proces i gjatë dhe i lodhshëm, por ne do të ju mbështesim në këtë drejtim! Mësimi gjatë punës, shkëmbimi i përvojave me profesionistë, trajnimi dhe zhvillimi i programeve të tjera janë vetëm disa nga gjërat që mund të bëjmë për të zhvilluar aftësitë tuaja.
Ju pëlqejnë sfidat?
Puna në industrinë e naftës është një sfidë e vazhdueshme. Do t’iu jepet çdo mundësi për të shtyrë veten në kufijtë tuaj dhe të punoni mbi ide dhe teknologji të reja.
Ne kujdesemi për ju!
Çdo grimë e punës që ju bëni për ne do të çmohet dhe vlerësohet shumë. Ju do të shpërbleheni jo vetëm për punën shtesë që bëni për ne, por edhe për arritjet e mira dhe performancën e shkëlqyer.

 

 

Për të aplikuar për një vend pune ju lutemi plotësoni formularin e mëposhtëm. Do t’ju kontaktojmë sa më parë.
Fushat e shënuara me * janë të detyrueshme.

reCAPTCHA is required.