Kartat Elektronike Home / Kartat Elektronike

Kartat Elektronike

  • Nëse jeni klient që keni në perdorim Tollonin Elektronik, klikoni klikoni foton e mëposhtëme për të aksesuar llogarinë tuaj: 

  • Nëse keni nevojë për asistencë, kontaktoni departamentin përkatës në numrin: +355697064777

Që nga Janari i vitit 2018, Gega Oil ofron për të gjithë klientët kartat e karburantit të cilat shërbejnë për të kursyer në çdo furnizim. Të shpejta, fleksibël dhe shumë te sigurta në përdorim, Gega Oil ofron 2 karta të ndryshme bazuar në nevojat e klientëve të cilët zgjedhin Gega Oil për cilësinë e lartë të karburanteve që ne tregëtojmë.

Karta Bonus: Shërben për klientët të cilët paguajnë në momentin e furnizimit. Për çdo furnizim, klientët tanë që pajisen me kartën bonus perfitojnë një zbritje prej 3 Lek/Liter. Karta mund të tërhiqet në çdo stacion Gega Oil pasi të keni plotësuar një formular të shkurtër që përmban të dhena si: Emri, Mbiemri, Targa e automjetit, numri I telefonit.

Tolloni Elektronik: E preferuar kryesisht nga bizneset, shërben për klientët të cilët parapaguajn një sasi litrash të deshiruar. Klientët që zgjedhin Tollonin Elektronik përfitojnë zbritje deri në 10 Lek/Liter. Litrat mund të terhiqen në çdo stacion Gega Oil. Për bizneset të cilat kanë disa automjete, Gega Oil ofron nga një kartë për çdo automjet. Së bashku me kartat, ofrojmë edhe magazinën e klientit e cila mund të aksesohet online nëpërmjet PC ose Smartphone e cila I jep mundësinë subjektit të limitojë furnizimin e çdo automjeti në baze të një sasie të deshiruar si edhe për të krijuar lehtësisht raporte furnizimi. Kartat pajisen me targën e automjetit I cili do të përdorë sasinë për t’u furnizuar me produktin përkates.

Proçedura e përdorimit të Tollonit Elektornik në momentin e furnizimit është e thjeshtë. Karta I dorëzohet punonjësit të pikës së karburantit i cili e skanon kartën duke perdorur lexuesin e kartave. Çdo kartë elektronike e cila përdoret për një furnizim, lë gjurmë në databasën tonë dhe regjistron stacionin ku është përdorur, sasinë e tërhequr, datën dhe orën. Këto të dhëna regjistrohen automatikisht edhe në magazinën e klientit, në mënyrë që të bizneset të krijojnë me lehtësi raporte të detajuara mbi konsumin ditor apo mujor të karburantit.

Gjithashtu sipas kërkesës së klientit, nëse ka dyshime për abuzime apo pakënaqësi të shërbimit, çdo pikë karburanti Gega Oil monitorohet me kamera CCTV 24 orë në 24 dhe regjistrimet do të vihen në dispozicion të klientit sipas kërkesës.

(Shënim: Të dhënat e klientëve që pajisen me karta elektronike, janë të mbrojtura sipas legjislacionit në fuqi dhe nuk përdoren nga palë të treta)

prfito