Rreth nesh
Ushtrimi i veprimtarisë tregtare dhe shitja me pakicë të hidrokarbureve në mbarë vendin me standardet më të larta, e ka bërë shoqërinë tonë lider në tregun e brendshëm me mijëra klientë që zgjedhin cilësinë që ofron Gega Oil
Gega Oil Group Sh.a dhe Gega Center GKG Sh.p.k shitës me pakicë, është kompania jonë e cila ka mbi 87 pika karburanti në të gjithë Shqipërinë, ato janë privatë, të pavarura, të krijuara në përputhje me legjislacionin dhe ligjet shqiptare.
Me seli në Tiranë, Shqipëri, ne kemi krijuar një bazë strategjike për marketingun e produkteve në rajon.
Bazuar në FOB dhe kushtet CIF, ne blejmë dhe depozitojmë produkte të naftës dhe benzinës.
Ne tregtojmë dhe punojmë direkt me rafineritë, për të siguruar furnizim të vazhdueshëm dhe masë ekonomike. Furnizohemi 100% nga importi nga rafineri të huaja. Politika e fortë që kemi zgjedhur, i ka sjellë kompanisë tonë një çmim të qëndrueshëm dhe cilësi produkteve që tregtojmë.
Sasitë e tregtuara tregojnë qartësisht zhvillimin e arritur, kështu duke kthyer shikimin pas, ja të dhënat e shitjeve:
Viti 2008 | – 11 000 | Ton Naftë 10 ppm dhe Benzinë 95+ Oktan |
Viti 2009 | – 24 500 | Ton Naftë 10 ppm dhe Benzinë 95+ Oktan |
Viti 2010 | – 61 300 | Ton Naftë 10 ppm dhe Benzinë 95+ Oktan |
Viti 2011 | – 82 100 | Ton Naftë 10 ppm dhe Benzinë 95+ Oktan |
Viti 2012 | – 64 100 | Ton Naftë 10 ppm dhe Benzinë 95+ Oktan |
Viti 2013 | – 70 000 | Ton Naftë 10 ppm dhe Benzinë 95+ Oktan |
Viti 2014 | – 116 000 | Ton Naftë 10 ppm dhe Benzinë 95+ Oktan |
Viti 2015 | – 160 000 | Ton Naftë 10 ppm dhe Benzinë 95+ Oktan |
Viti 2016 | – 180 000 | Ton Naftë 10 ppm dhe Benzinë 95+ Oktan |
Viti 2017 | – 200 000 | Ton Naftë 10 ppm dhe Benzinë 95+ Oktan |
Viti 2018 | – 217 000 | Ton Naftë 10 ppm dhe Benzinë 95+ Oktan |
Viti 2019 | – 260 000 | Ton Naftë 10 ppm dhe Benzinë 95+ Oktan |
Viti 2020 | – 297 000 | Ton Naftë 10 ppm dhe Benzinë 95+ Oktan |
Viti 2021 | – 351 000 | Ton Naftë 10 ppm dhe Benzinë 95+ Oktan |
Viti 2022 | – 338 000 | Ton Naftë 10 ppm dhe Benzinë 95+ Oktan |
Vendodhjet ku ushtrojmë veprimtarinë e furnizimit me shumicë janë në Parkun Energjitik të Porto Romano, Durrës, Vrrinë-Durrës, dhe Beltojë-Shkodër.
Aktualisht eksportojmë 38% në Kosovë, 17% në Mal të Zi dhe 13% në Maqedoni.
Terminali ynë i depozitave të produkteve të naftës dhe benzinës është i vendosur në Parkun Energjitik në Porto Romano, Durrës dhe ka një kapacitet prej 139’000 m3, duke thjeshtëzuar shpërndarjen lokale dhe rajonale. Terminali ka një sistem të dedikuar dhe personel të specializuar në menaxhimin e produkteve me siguri të lartë, duke bërë të mundur ruajtjen dhe shpërndarjen sipas kërkesës.
Shoqëria jonë ka mesatarisht 45 përqind të tregut të brendshëm në fushën e hidrokarbureve në të gjithë Shqipërinë.
Cilësia e produkteve, sasia e saktë e kërkuar dhe shërbimi i kualifikuar kanë bërë që kërkesa e klientëve të rritet duke çuar shoqërinë tonë të shtrihet në të gjithë Shqipërinë me stacione karburanti ku ofrohet shërbimi i shitjes me pakicë të naftës, benzinës, gazit ( GLN ) dhe vajrave lubrifikant, si dhe ambiente sociale si Bar-Restorant e kënde lojrash për fëmijë.