Fjala e CEO
I kemi vënë synimin vetes për të konsoliduar e mbajtur lidershipin në tregun shqiptar të hidrokarbureve, për të krijuar vlera të reja si përmirësimin e cilësisë së produkteve dhe shërbimeve, vënien në përdorim të teknologjive të fundit.
Gjithmonë kemi ndjekur dhe vazhdojmë të ndjekim një strategji afatgjatë e të kontrolluar, bazuar në menaxhimin e riskut.
Cilësia e produkteve dhe shërbimeve si dhe pavarësia kanë qënë faktori që ka krijuar stabilitetin e shoqërisë pavarësisht tendencave afatshkurtra të tregjeve.
Dija, eksperienca, mendimi individual dhe menaxherial si dhe struktura e sheshtë për marrjen e vendimeve e kanë bërë grupin GEGA OIL, një partner të fuqishëm dhe fleksibël.
Shoqëria jonë tregton me shumicë dhe pakicë karburante në të gjithë Shqipërinë dhe rajonet përreth, jemi gjithmonë në kërkim të një rritje afatgjatë e të shëndoshë partneriteti.
Mbi 28 vite suksesi, shoqëria jonë është rritur gjithmonë nga menaxhimi strikt i riskut, fleksibiliteti dhe fokusi në tregtinë e produkteve të Naftës dhe Benzinës, magazinimin dhe shpërndarjen.
Sot biznesi ynë përfshinë tregtinë ndërkombëtare, importin dhe shitjen me shumicë të këtyre produkteve.
Themi me krenari se nga themelimi i kompanisë tonë deri në ditët e sotme volumi i shitjeve është në rritje konstante dhe jemi të vendosur të ecim në këtë drejtim në vitet e ardhshme.
Gjithë të mirat,
CEO – GEGA OIL GROUP SH.A